Artistja me dedikim të ëmbël për nënën

Artistja me dedikim të ëmbël për nënën

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj sot përmes disa fotografive të publikuar në rrjetet sociale ka uruar nënë për datëlindje.

Xhensila nuk ka hezituar të shkruajë fjalët më të ëmbla për nënën duke i treguar se sa shumë e do, por krahas këtyre fjalëve ajo ka vendosur t’i kërkojë falje publike asaj edhe për teket që ka bërë, përcjell rtv21.tv

Korrik i shtrenjte, sot zgjohem me shume gezim. Nena qe me dha jeten sot ka ditelindjen, dhe nderkohe qe une pergatitem per ditelindjen e mbeses se saj, kuptoj nenen time. Ma, te them se sa shume te dua, dhe sa mirenjohese jam per sakrificat qe ke bere per mua. Te kerkoj falje per çdo teke, sot kuptoj dhe se sa shume te kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur une isha sa Ajka jone sot, vetem per te mbaruar pjaten e supes. Te gezofshim edhe shume e shume vite une, Alba, Ajka”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive të publikuara.

Sa i përket projekteve muzikore, Xhensila është duke shijuar ende suksesin e këngës “Sekreti Im” në bashkëpunim me Pirro Cakon që e kishte publikuar në mars të këtij viti. Kënga deri më tani arrinë mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media