"Ajkën s’do e lë pa motër"

“Ajkën s’do e lë pa motër”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur Bes Kallaku, kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të vitit 2018 martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Mirëpo, çifti i famshëm kanë në plan zgjerimin e familjen, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur, Xhensila e cila ishte e ftuar në emisionin “Klanifornia”.

E pyetur se sa fëmijë do të donit të kishit, Xhensila tregoi se ajo dhe Besi duan që të kenë katër fëmijë.

“Dy çuna, dy goca. Ajkën pa motër s’do e lë, po as pa vëlla nuk do e lë, po as vëllain nuk do e lë pa vëlla”, ka thënë Xhensila.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Xhensila është “Paris”. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e saj dhe deri tani ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media