Shaqiri kërkon të jetë në qendër të projektit

Shaqiri kërkon të jetë në qendër të projektit

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, kampion evrope me Bayern Munich dhe Liverpool, nuk po kalon një moment të mirë te “The Reds” dhe gjatë merkatos së janarit pritet të kërkojë transferimin.

Aktualisht futbollisti me është i dëmtuar, dhe sipas medieve britanike kjo ka nxitur edhe më tej krisjen e marrëdhënies mes drejtuesve të kampionëve të Evropës dhe vetë Shaqirit.

Futbollisti 26-vjeçar kërkon të jetë në qendër të projektit, por trajneri Jurgen Klopp, pavarësisht se vlerëson forcën e mesfushorit, nuk e sheh ish-futbollistin e Interit si titullar dhe për këtë arsye ish-lojtari i Bayernit po mendon seriozisht largimin nga “The Reds” në merkaton e janarit.

Shaqiri do të kërkojë të transferohet te një skuadër ku mund të luajë në vazhdimësi në mënyrë që të grumbullohet edhe në “Euro 2020” nga përfaqësuesja zvicerane. Sipas versionit online të “www.express.co.uk”, futbollisti pëlqehet nga Arsenali dhe nga Tottenham, dy skuadra të Premier Ligës. Sipas mediave, nënkampionët e Evropës kërkojnë të forcojnë mesfushën me lojtarë të nivelit të Shaqirit, ashtu si edhe londinezët e Arsenalit.