Befasia e Ledrit erdhi pikërisht në ditëlindjen e nënës

Befasia e Ledrit erdhi pikërisht në ditëlindjen e nënës

Autorja dhe prezantuesja e shumë programeve televizive, Xheraldina Vula sot feston datë të shënuar. Xheri sot ka ditëlindjen dhe me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga personat e dashur të saj. Krahas urimeve, autorja e emisionit “Diçka po zihet” pritet të marrë edhe dhurata të ndryshme.

Por, një dhuratë më të veçantë se të tjerat, Xheri sot e mori nga djali i saj, rep-artisti i njohur, Ledri Vula, shkruan rtv21.tv

Pikërisht sot, (1 shkurt) në ditëlindjen e nënës, Ledri publikoi projektin e shumëpritur nga fansat, i cili u publikua me videoklip të mrekullueshëm. Kënga e re e Ledrit titullohet “Piano Rap” dhe është ndër klipet e para shqiptare, e realizuar në 360 shkallë.

Xheraldina Vula është autore këngësh shumë e njohur. Ajo është diplomuar në Universitetin e Prishtinës – fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Ajo është Zëvendës-Drejtoreshë dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve në Kompaninë 21. Është gazetare e njohur dhe modetarore e talkshow programeve televizive.

Përveç tjerash, Xheraldina është autore dhe moderatore e emisionit “Diçka po zihet”, i cili transmetohet çdo të diel në RTV21./21Media