Arta si gjithmonë tërheqëse

Arta si gjithmonë tërheqëse

Arta Nitaj e cila është e njohur për publikun u bë me rolin e “Xhesikës ” në serialin “O Sa Mirë” gjithmonë di se si të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj, shkruan rtv21.tv.

Aktorja është shumë aktive në rrjetet sociale. Edhe këtë herë ajo “godet” fansat e saj me një video nga fitnesi. Ajo po shihet teksa bën ushtrime fizike duke i vë në pah linjat e saj trupore.

Aktorja e njohur, në vitin 2017 e kishte konfirmuar lidhjen e saj me këngëtarin Bruno, lidhje kjo e cila nuk zgjati shumë. Gjatë kohës sa çifit ishte në lidhje, Arta kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e këngës së Brunos, “A me do”.

Ndryshe, aktorja e njohur, Arta Nitaj së fundmi ka filluar një rrugëtim të ri në fushën e politikës duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)./21Media