Xhevahir Hasanaj tregon për trajnimin në akademinë ushtarake në Britani

Kadeti Xhevahir Hasanaj foli për trajnimin, sfidat dhe të arriturat në akademinë ushtarake në Britani

Sot në kuadër të emisionit të pasditës së RTV21, ‘’Bon Bon’’ i ftuar në një intervistë ekskluzive ishte kadeti më i mirë i huaj në akademinë ushtarake në Britani, Xhevahir Hasanaj, me të cilin u diskutua për përvojën e tij në këtë akademi dhe çmimin që ka marrë.

Kadeti Hasanaj tregoi se vetë shkollimi në akademinë britanike ka qenë një motiv i madh  duke pasur parasysh faktin se Forca  e Sigurisë së Kosovës po prezantohej në një akademi të tillë.

I pyetur se a ka menduar pë sfidat me të cilat do të përballet atje, kadeti Hasanaj tha se nuk ka pasur shumë njohuri për të duke thënë se vetë jeta brenda akademisë e ka bërë sfidues trajnimin.

‘’Suksesi që e kam arritë ka qenë falë arritjeve që kam marrë në qendrën për Studime Universitare. I falenderohem FSK-së, instruktorëve  për njohuritë që mi kanë dhënë. Ka qenë një ndjenjë e veçantë kur e kam marrë vesh se do të dekorohem me atë çmim’’, tha Hasanaj, përcjell rtv21.tv

Lidhur me jetën Brenda akademisë ushtarake britanike, kadeti, Xhevahir Hasanaj tha se ka qenë jetë sfiduese, duke marrur parasysh zgjimin e hershëm, aktivitetet, ligjëratat e trajnimet e ndryshme. Ai tha se se dita atje fillonte nga ora 06 e mengjesit e përfundonte në orën 22:00-23:00, e ndonjëherë siç tha nuk kanë fjetur tërë natën.

I pyetur për krahasimin e shkollimit në akademinë britanike dhe atë në Kosovë, Hasanaj tha se FSK-ja është më e mira në rajon..

‘’Unë jom i apasionuar pas shkollimit që kom bërë në Kosovë, kom fol në trajnimin që ofrohet këtu, jemi më të mirët në rajon, por nëse i kemi resurset që i ka Britania atëherë do të ishim shumë afër tyre’’, tha Hasanaj duke shtuar se një instruktorë në Britani i kishte thënë se në bazë të studentëve si ai e ka parë një pasqyrë se sa profesionale është FSK-ja.

Ai ndër të tjera tha se pavarësisht që Kosova bëhet me ushtri, duhet të vazhdohet shkollimi  në Qendrën Universitare, por edhe duhet të mabhen raportet me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, që siç u shpreh Kosova të dërgoi atje student, por edhe Britania të sjellë në Kosovë për të pare çfarë shkollimi bëhet në Kosovë.

Ndërsa, I pyetur se pse ka zgjedhur për të qenë ushtar?, kadeti më i mirë i huaj në akademinë ushtarake në Britani, Xhevahir Hasanaj tha se kjo është mënyra më e mire për t’i shërbyer vendit.

‘’Eshtë shumë sfiduese, kur jemi pranu në akademinë tonë, kemi hyrë në një sisitem rigoroz, ka qenë i vështirë adaptimi sidomos kur nuk ke përvojë ushtarake, por deshira e madhe, është mënyrë e shkelqyeshme nëse don mi shërby vendit.. E kam dasht si profesion që çka du me u ba ne te ardhmen’’, tha Hasanaj duke i ftuar të tjerët që t’i bashkohen FSK-së pasiqë është institucion i repektuar./21Media

Back to top button