''Xhihani'' nga ”Paramparça”

”Xhihani” nga ”Paramparça”

Erkan Petekkaya është një nga aktorët më të dashur turk, i cili te shqiptarët u bë shumë i njohur me rolin e tij si “Xhihani” në serialin ”Paramparça”.

Sikurse edhe VIP-at tjerë, edhe Xhihani po shfrytëzon rrjetet sociale për ndarjen e imazheve dhe informacioneve të ndryshme të jetës së tij private dhe profesionale, shkruan rtv21.tv

Pak më parë aktori publikoi një imazh të bukur familjar, në të cilin shihet me babain dhe të birin, i cili duket mjaft i lumtur.

Ndryshe, Erkan Petekkaya ishte një ndër personazhet kryesore të serialit ”Paramparça”, nga i cili mori famë edhe më të madhe./21Media