Ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00

Ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00

Sot do të nis java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll. Dy derbit e kësaj jave do të zhvillohen pikërisht sot nga ora 13:00.

Në Podujevë, Llapi do ta pres në shtëpi skuadrën e Prishtinës, skuadër e cila nuk ka shënuar fitore në dy ndeshjet e fundit, kërkon këndelljen pikërisht në ndeshjen ndaj llapjanëve.

Dy skuadrat ndajnë pozitat 4 dhe 5 me nga 24 pikë të tubuara, ndërsa skuadra llapjane pati fituar ndeshjen e parë të këtij edicioni duke triumfuar për herë të parë në histori të klubit në “Fadil Vokrri”.

Derbi tjetër luhet në Drenas, mes kampionit në fuqi, Feronikelit dhe ish kampionit të Kosovës, Dritës.

Feronikeli e cila nën drejtimin e Agim Sopit javën e kaluar shënoi fitore tejet të rëndësishme në Prishtinë, kërkon që ta vazhdojë këtë seri, ndërsa skuadra e Dritës kërkon që t’ia shkaktoj humbjen e dytë Niklit në drejtimin e trajnerit të ri.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitoren e skuadrës nga Gjilani me rezultat minimal 1:0.

Drita renditet e treta në tabelë me 27 pikë, ndërsa Nikli në pozitën e 6 me 22 pikë.