Pjesëmarrës ishin edhe Majlinda e Akili

Pjesëmarrës ishin edhe Majlinda e Akili

Sot në Pejë u mbajt Kampionati i Kosovës në xhudo për senior. Në kampionat morën pjesë rreth 100 garues, ndërsa u shpallën edhe garuesit më të mirë.

Nga meshkujt më i miri u shpall Selim Berisha, ndërsa nga femrat Nora Gjakova, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq, pjesësmarrës në kampionat ishin edhe Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Këtë lajm e bëri të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka përmes një statusi në facebook, i cili u shpreh falënderues për organizimin.

“Kampionati i Kosovës për senior sot u mbajt në Pejë në palestrën Karagaq,Drejtorit tē së cilës i falenderohem për organizim teknik në nivel të lartë! Morën pjesë afër 100 garues dhe morën pjesë të gjithë ata që pretendojnë gara ndërkombëtare sivjet. Ishte edhe një ditë me emocion sepse nga referimi aktiv u nda Adem Ademi dhe për kontributin e tij ju nda mirënjohja jetësore për kontributin e tij në sportin e xhudos. Sot pati luftëra të forta e interesante dhe garuesit më të mirë u shpallën Selim Berisha për meshkuj dhe Nora Gjakova për femra! Përveç Majlindes e Akilit morën pjesë të gjithë garuesit si dhe Ekipi Olimpik dhe kjo i dha pamje të bukur Kampionatit me garues të nivelit Botëror në garë.”, shkroi Kuka, krahas postimit, ku publikoi edhe një fotografi./21Media