Xiaomi ka prezantuar së fundi në Kinë modelet e reja Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus

Xiaomi ka prezantuar së fundi në Kinë modelet e reja Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus

Kompania kineze me këtë rast njoftoi se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ka shitur gjithsej 27,6 milionë telefona.

Sipas të dhënave të kësaj kompanie, është shënuar rritje e shitjes prej 102,6% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, ndërkohë që  është dyfishuar përqindja e pjesëmarrjes në treg nga 3,7 në 7,4 për qind, duke larguar Vivo nga top 5 prodhuesit në Kinë.

Xiaomi tash ndodhet në mesin e pesë prodhuesve më të mëdhenj në 14 tregje, ndërsa në Indi renditet i pari. Një pjesë të mirë të tregjeve kompania i ruan edhe në Indonezi, Malajzi, Rusi, Egjipt dhe në katër vendet e BE-së.