XXXTentacion kishte nënshkruar një kontratë 10 milionë dollarësh për albumin e ri para se të vdiste

XXXTentacion kishte nënshkruar një kontratë 10 milionë dollarësh për albumin e ri para se të vdiste

Disa javë para se të qëllohej dhe të vritej reperi 20 vjeçarë XXXTentacion ishte në telefon me ekzekutivët e muzikës që donin t’i jepnin atij një mundësi, duke siguruar një kontratë në albumin e tij të radhës.

Që nga viti i kaluar ku XXXTentacion hyri në rrymat e mëdha të famës ai ka siguruar një numër të madh të fansave të muzikës së tij. Por edhe akuzat kriminale që ka pasur e kanë bërë një partner të rrezikshëm biznesi, sidomos pasi që Spotify ndalojë muzikën e tij në rrjetet e tyre.

Por pas gjithë këtyre pengesave reperi arriti të sigurojë një kontratë me Empire, një kompani e pavarurë muzikore që ka lansuar albumin e tij të parë “17”. Shuma e përafërt e kësaj kontrate thuhet të jetë 10 milionë dollar.

Related image

Ghazi Shami krijuesi i Empire ka thënë që edhe pse ka kaluar pak kohë që prej nënshkrimit të kontarës reperi ka arritur të krijojë sasi të mjaftueshme të këngëve. Për shkak të disa keqkuptimeve me një kompani tjetër muzikore këngët nuk do të publikohen deri në tetor.

Që nga vdekja e XXXTentacion më 18 qershor dëgjimi i këngëve të reperit është katërfishuar duke quar të dy albumet e tij në 5 më të mirë./21Media