Yaya Toure gjen klubin e ri

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të largohet në përfundim të stinorit

Agjenti i Yaya Toure, Dimitri Seluk ka zbuluar klubin e ri të futbollistit. Kontrata e Toures me Manchester Cityn skadon në përfundim të stinorit dhe mesfushori do t’i bashkohet klubit rus Spartak Moska.

Në një intervistë për mediat angleze Seluk ka konfirmuar klubin e ri të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

“Toure do të bëhet futbollisti më i paguar në histori të futbollit rus, duke filluar nga stinori i ardhshëm”.“Spartaku e sheh Touren si një futbollist me shumë eksperiencë i cili mund ta udhëheq skuadrën drejt sukseseve në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Seluk.

Back to top button