Yee: Rusia ka rritur përpjekjet për të ndikuar politikën në Ballkan

“Vendet e Ballkanit duan integrim por Moska përpiqet t’i parandalojë”

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, ka deklaruar se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një nën-komiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, diplomati amerikan theksoi se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Washingtoni i mbështet ato, por sipas tij, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike./21Media

Back to top button