Yildirim ka thënë se ka besim se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë do të thellohen edhe më tutje

Yildirim ka thënë se ka besim se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë do të thellohen edhe më tutje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga homologu i tij turk Binali Yildirim, me rastin e marrjes së postit të kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re.

“Kam besim të plotë se edhe gjatë periudhës së detyrës suaj marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe bashkëpunimet në mes të dy Qeverive do të thellohen edhe më tutje. Me këtë rast përsëris urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla kosovarë. Uroj që të ketë shumë sukses Qeveria juaj”, thuhet në urim.

Ndryshe gjatë ditë së sotme, Haradinaj ka marrë urime nga kacelarja e Gjermanisë, AngelaMerkel dhe nga Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Riza Halimi./21Media