Të hënën shpallen nominimet

Të hënën shpallen nominimet

Ceremonia e Oscars këtë viti nuk do të ketë përsëri një nikoqir. Këtë e kanë konfirmuar organizatorët e ceremonisë vjetore, nëpërmjet në shkrimi në Twitter nga llogaria e Akademisë.

Akademia shkroi se ceremonia do të ketë yje, shfaqje dhe surpriza, por jo nikoqir, shkruan rtv21.tv

Edhe ceremonia e vitit të kaluar ishte gjithashtu pa nikoqir, pasi aktori amerikan Kevin Hart u tërhoq nga roli që iu caktua si pasojë e disa postimeve të mëhershme kontroverse që u rishfaqën në Twitter.

Në vend të tij, një seri fytyrash të famshme – duke filluar me Tina Fey, Amy Poehler dhe Maya Rudolph, morën detyrën për të prezantuar.

Nominimet për çmimet e këtij viti, që do të mbahen më 9 shkurt në Los Angeles, do të shpallen të hënën.

Kujtojmë se Jimmy Kimmel ishte personi i fundit që ishte prezantuesi i përgjithshëm i ngjarjes, në 2017 vitet dhe 2018./21Media