Rrëmbyen vëmendje në "AMA"

Rrëmbyen vëmendje në “AMA”

Emrat më të mëdhenj të industrisë së muzikës morën pjesë në edicionin e 47-të të “American Music Awards”, të dielën. Ani pse nuk shkuan vetëm për çmime, shkuan të argëtoheshin. Ceremonia u mbajt në Microsoft Theater të Los Angeles. Selena Gomez, Dua Lipa dhe Lil Nas X ishin ndër yjet që u shquan për veshjet fluoreshente dramatike.

Në mesin e këngëtarëve që morën vëmendje të madhje me dukjen në tapetin e kuq ishte edhe këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur amerikane, Billie Eilish, e cila ishte e veshur tërësisht në Burberry, transmeton rtv21.tv

Taylor Swift dominoi në ceremoninë e “American Music Awards” duke fituar pesë çmime në pesë kategoritë që ishte nominuar – përfshirë ‘artistin e vitit’. Për më shumë, ajo u shpall edhe artistja e dekadës, ndërsa nga tri çmime i fituan BTS dhe Khalid.

Post Malone ishte artisti më i nominuar këtë vit në shtatë kategori. Pas tij, Ariana Grande dhe Billie Eilish në gjashtë kategori, Lil Nas X dhe Taylor Swift në pesë kategori. Billy Ray Cyrus, Khalid dhe Ella Mai në katër kategori./21Media