Ylli 90:80 Trepça

Ylli 90:80 Trepça

Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 90:80, në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo ishte fitorja e tretë për therandasit nga tri ndeshje të zhvilluara, derisa humbja e dytë për mitrovicasit nga dy takime.

Ndeshja në Therandë ishte interesante me mysafirët që fituan çerekun e dytë 16:24, por vendësit kthyen rezultatin në çerekun e tretë 29:17, që u ndihmoi të shënojnë fitoren e tretë këtë edicion. Çereku i parë dhe ai i fundit ishin më të barabartë.

Dyshja e Kosovës, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi u dalluan për vendësit me 20 pikë, përkatësisht 18 pikë, derisa Alante Fenner shtoi 16.

Te Trepça u dallua Aj Hensy me 31 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.