Kjo vjen si dhuratë për krishtlindje

Kjo vjen si dhuratë për krishtlindje

Më shumë se 1,000 fëmijë që humbën njërin prind në luftën e Irakut u nisën për në “Disney World” në Orlando të Floridas.

Kjo kënaqësi iu dhurua atyre falë yllit të filmit “Forrest Gump”, Gary Sinise.

Aktori organizoi një fluturim për 600 familje për të shkuar në këtë park si dhuratë e bërë për krishtlindje, shkruan rtv21.tv

Fëmijët dhe familjarët e tyre janë të njohur si “Gold Star Families” pasi që nderohen me titullin “Golden Star” pasi që humbin një familjarë në luftën e Irakut.

Aktori fondacionin “Gary Sinise Foundation” e themeloi në vitin 2011, për të ndihmuar fëmijët të cilët kanë të rënë familjarë gjatë luftërave./21Media