Maguire me fjalët më të mira për Kosovën

Maguire me fjalët më të mira për Kosovën

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Anglisë në “Fadil Vokrri”. Një numër i madh i tifozëve anglezë kanë ardhur për ta përcjellë ndeshjen Kosovë – Angli, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.

E veçanta ishte pritja dhe dashuria e madhe që ia dhanë tifozëve e lojtarëve anglezë kosovarët. Anglezët mbetën të mahnitur nga mikpritja e ngrohtë, e dëshmi për këtë janë edhe falënderimet e njëpasnjëshme që po ua bëjnë kosovarëve.

Qendërmbrojtësi anglez, Harry Maguire, që luan te Manchester United, i dedikoi një shkrim të veçantë Kosovës.

“Kosovë, ishte kënaqësi. Faleminderit për pritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Suksese në të ardhmen”, shkroi ai në Twitter, transmeton rtv21.tv

Edhe Kombëtarja e Anglisë zgjodhi fjalët më të mira për ta falënderuar Kosovën për pritjen e ngrohtë.

Edhe pse Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur që të realizojë asnjë gol, tifozët e Kombëtares ishin ata që gjatë tërë ndeshjes iu dhuruan përkrahje djelmoshave në stadiumin “Fadil Vokrri”. Anglia golin e parë e ka shënuar në minutën e 32-të, kurse tri golat e tjera i ka shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes./21Media