Sot ai mbush 24 vjet

Sot ai mbush 24 vjet

Këngëtari i mirënjohur, Yll Limani rrëmbeu zemrat e fansave qysh me paraqitjen e parë në skenë.

Me muzikën ai pati kontakte shumë herët, meqë vjen nga një familje artistësh. Mirëpo, zëri dhe talenti i tij e bëjnë atë unik, dhe vlen të thuhet se me këto tipare e shumë tjera ai u bë mjaft i dashur për publikun anë e mbanë, shkruan rtv21.tv

Qysh në shkollë fillore ka filluar të merret me muzikë, ndërsa tash pas shumë viteve i gëzohet karrierës së bujshme dhe fansave të shumtë.

Sot këngëtari feston 24-vjetorin e lindjes, e përgjatë këtij rrugëtimi ai ka pasur e vazhdon të ketë suksese mjaft të mëdha.

Për ditëlindjen e tij Ylli ia ka bërë një dedikim vetes, në llogarinë e tij në Instagram ku ka postuar një fotografi kur ai ishte i vogël.

“Me mujt me u kthy ne kohe, ketij kaqurrelit n’foto i kisha thon qe si ki vesht llapoq, puqrrat kan me tu hek me kalimin e kohes, edhe s’ki nevoje me marr jeten fort seriozisht. I kisha thon mos me i qu hunt palidhje per gjithcka, edhe me fillu me u msu me i fal njerzt, se krejt gabojm. I kisha thon me kqyr sa ma pak televizor, me lexu sa ma shume, edhe normal, me knu. Mos me u nal tu knu. I kisha thon qe ni dite ki me mrri me i bo krenar njerzt ma t’rendsishem qe i ki n’jete, edhe cdo hap drejt suksesit, i bukur ose i veshtire, ka me ja vlejt. Ka me ja vlejt, se ki me pas perreth njerez qe t’dojn pernime. Seni kryesor, i kisha thon qe ka mu bo mire, edhe kur ka me tu dok qe s’ka ku shkon ma keq. Shume urime per Yllin”, ka shkruar Ylli sipër fotografisë.

Dëshirën për t’u marrë me muzikë e ka trashëguar nga babai, Mufail Limani i cili është pjesëtar i rock grupit “Minatori”. Mirëpo qysh nga shkolla fillore ka filluar të merret me muzikë, nga klasa e IX-të me postimin e coverave në Youtube.

Paraqitja e parë e tij ishte në “The Voice”, në vitin 2011. Pas Voice-t Ylli vazhdoi karrierën e tij muzikore, duke sjellë hite të shumta.

Së fundi ai solli bashkëpunimin me Majkun “Krejt t’i fala”, këngë që u publikua para një jave dhe deri tash ka arritur mbi 3 milionë klikime./21Media