Rashford rinovon kontratën deri në vitin 2024

Rashford rinovon kontratën deri në vitin 2024

Marcus Rashford dhe Manchester United do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Sulmuesi i kombëtares angleze, Marcus Rashford është shumë pranë rinovimit të kontratës me Djajtë e Kuq.

Rashford pritet të firmosë për 5 vitet e ardhshme për një kontratë afagjatë, nga e cila do të përfitojë në total shifrën e çmendur të 70 milionë sterlinave, plot 300 mijë sterlina në javë.

Një rinovim që pritet të largojë zërat e merkatos që e shikonin Rashford larg Old Trafford, pasi sulmuesi do të lidhet me Manchester United deri në vitin 2024.