Disa skuadra të interesuara për mefushorin e Napolit

Disa skuadra të interesuara për mefushorin e Napolit

Ylli i Napolit, Jorginho po kërkohet nga disa klube të Premier League, por mund të qëndrojë ende në Seria A, sipas agjentit të tij.

Braziliani i lindur në Itali ka pasur një sezon të shkëlqyer, në vitin e tij të katërt te Napoli.

Pavarësisht se është kontraktuar deri në vitin 2020, Jorginho, 26 vjeç, është lidhur me një largim të mundshëm dhe agjenti i tij, Joao Santos, ka konfirmuar se disa klube të Premier League janë të interesuara për të.

Image result for midfield of napoli

“Një ofertë e Manchester City për Jorginhon? Gjithkush e di se janë katër, ose pesë klube në Premier League, që e duan Jorginho, – tha ai për “CalcioNapoli24”.

“Napoli nuk ka folur kurrë për asgjë dhe unë kurrë nuk kam biseduar zyrtarisht me ekipet e tjera.Unë pres që Napoli të përcaktojë të ardhmen e tij. Jorginho ende ka dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe, nëse Napoli dëshiron ta shesë atë, thjesht do të duhet të gjejë një marrëveshje me një ekip tjetër dhe pastaj do të duhet të na thotë për këtë”, tha ai.

Related image
Jorginho ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat, këtë sezon, duke shënuar katër gola.