Qallaku ka thyer dorën

Qallaku ka thyer dorën

Ylli i KB Rahovecit, Arian Qallaku ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi. Ata thanë që pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se lojtari e ka thyer dorën dh do të jetë jashtë parketit për disa javë.

“Basketbollisti ynë Arian Qallaku, në një nga seancat stërvitore ka pësuar një lëndim të rëndë. I njejti pas ekzaminmeve mjeksore është konstatuar se e ka thyer dorën dhe kjo detyrimisht sipas mjekëve do ta mbaj disa javë jashtë. Qallaku ka filluar menjëherë fazën e rehabilitimit derisa presim qe së shpejti të kthehet në parket”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Qallaku u bashkua me Rahovecin në janar të këtij viti dhe këtë sezon ka qenë një ndër lojtarët më të mirë për “vreshtarët”./21Media