Rodriguez bëhet me djalë

Rodriguez bëhet me djalë

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, është bërë baba për herën e dytë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rodriguez përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Djali i vogël i familjes Rodriguez është quajtur Samuel, shkruan rtv21.tv

Dua të ndaj me ju një gëzim të papërshkuar. Sot Zoti më gëzoi duke u bërë përsëri baba me ardhjen e Samuelit në familjen tonë.  Jemi të lumtur në shtëpi me këtë që po përjetojmë këtë moment. Shumë faleminderit për dashurinë, respektin dhe kujdesin tuaj”, ka shkruar ai.

James është martuar në moshën 18 vjeçare me Daniela Ospina, çifti në vitin 2013 janë bërë prindër të një vajze për herë të parë. /21Media