Clay Adler që ishte pjesë e 2 sezonave të serisë në MTV “Newport Harbor: The Real Orange County” ka vdekur në moshën 27 vjeçare

Clay Adler që ishte pjesë e 2 sezonave të serisë në MTV “Newport Harbor: The Real Orange County” ka vdekur në moshën 27 vjeçare

Sipas deklaratës së babait të tij për People ylli i reality show në MTV ka bërë vetëvrasje. Gjatë muajit të kaluar Adler kishte shkuar me disa shokë për gjueti në shkretëtirë, kur në mes të gjuajtjeve kishte kthyer armën drejt vetës dhe kishte gjuajtur, duke vdekur në spital me datën 26 mars.

Babai i Clay-t Frank tha për revistën People se nuk kishte shenja se djali i tij mendonte vetëvrasjen, dhe se ka qenë i pastër nga substancat narkotike për disa vite, shkruan rtv21.tv.

Spitali e kanë mbajtur gjallë aq sa kanë pasur mundësi, që familja të mund të kalonte minutat e fundit me të, si dhe të kenë mundësi për të dhuruar organet e tij.

Edhe pse kjo vdekje ka ndodhur muajin e kaluar, lajmi po shpërndahet tash. Adler ishte mik i afërt i aktorës shumë të famshme tani Jennifer Lawrence./21Media