Ylli në mesin e 52 skuadrave të konfirmuara për në Basketball Champions League

Rreth 70 skuadra kanë aplikuar për të garuar në edicionin 2022-23 të Basketball Champions League dhe 52 prej tyre janë konfirmuar si pjesëmarrëse nga Bordi i kësaj lige prestigjioze, e në mesin e këtyre skuadrave është edhe Ylli, njëherësh kampioni i Kosovës për edicionin 2021/22.
Klubet nga 29 shtete evropiane do të marrin pjesë në edicionin 2022-2023, kështu duke mbuluar pothuajse të gjitha pjesët e Evropës.
Edicioni 2022/23 i Basketball Champions League do të fillojë me raundet kualifikuese më 21 shtator me 24 skuadra të cilat do të luftojnë të mbesin në mesin e katër të fundit në renditje. Ata do t’i bashkohen 28 ekipeve tashmë të kualifikuara për sezonin e rregullt, si rezultat i suksesit të tyre të fundit në garat e tyre kombëtare.
Edicioni i rregullt fillon më 4 tetor 2022, ndërsa formati mbetet i pandryshuar, 32 skuadra të ndara në tetë grupe, ku fituesit e grupeve kalojnë direkt në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë përballen në Serinë Play-In në Janar 2023.
Tetë skuadrat më të mira nga raundi i 16-të do të luajnë seritë më të mira të tre çerekfinaleve në prill, kurse sezoni përfundon me Final Four që është planifikuar të zhvillohet gjatë muajit maj 2023.
Ylli është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 duke triumfuar në serinë finale të play-off-it në Superligë 3:1 ndaj Trepçës.

Back to top button