Këngëtari sot feston ditëlindjen

Këngëtari sot feston ditëlindjen

Artisti i njohur kosovar, Yll Limani sot feston datë të shënuar. Ylli sot ka ditëlindjen dhe i bëri 25 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së tij, këngëtari i njohur anë e mbanë viseve shqiptare, në minutat e parë të ditës së sotme publikoi një video të bukur në instagram për ndjekësit e tij të shumtë.

Krahas videos së bukur, ku shihet Ylli fëmijë, ai shkroi edhe një shkrim mbresëlënës.

“HAPPY BIRTHDAY TO ME I urrej ditelindjet, por i du njerezit qe e rrethoj veten me ta cdo dite, e qe m’japin dashuri, lumturi edhe kujtime te mira. Yllit te vogel ne video s’ju kish besu qe ni dite ka me jetu andrren e tij, e qe njerezit kane me e dasht e perkrah sic beni ju.”, shkroi Ylli krahas postimit.

Në videon e publikuar për 262 mijë ndjekësit e tij në instagram, Ylli po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Këngëtari Yll Limani është lindur më 24 shtator të vitit 1994. Kujtojmë që Yll Limani është njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer në vend dhe më gjerë. Disa nga hitet e tij janë: “A e din ti”, “A ja ka vlejt”, “Dritat”, “Harrom”, “Lart mbi yje”, “Najhere”, ” Prej se jena nda”, “Vaj” etj.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Yll Limanit është “Pse je me to”. Kënga është publikuar më 24 gusht dhe deri tani në Youtube ka mbi 3 milionë klikime./21Media