Dyshja duken mjaft të lumtur

Dyshja duken mjaft të lumtur

Yllka Kuqi është një ndër artistet e njohura kosovare, e cila me zërin dhe stilin e veçantë ka bërë për vete shumë fansa.

Këngëtarja e njohur, duke qenë se ka shumë fansa, ndaj tyre tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, për të cilët publikon imazhe dhe të reja të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe private.

Kur jemi te kjo e fundit, këngëtarja sot ka hedhur në instagram, për 86 mijë e 500 ndjekësit e saj një imazh të bukur me bashkëshortin e saj, Astrit Pallaskën.

Yllka përmes postimit ka bërë të ditur se me të shoqin është bashkë që nga viti 2000, shkruan rtv21.tv

“18 vjet bashkë”, ka shkruar Yllka, duke i bashkangjitur edhe dy emoji të zemrave.

Në fotografinë e hedhur në instagram, ku Yllka shihet afër bashkëshortit kanë komentuar shumë njerë që e duan këngëtaren.

Kujtojmë që projekti i fundit i Yllka Kuqit është “Athu”, i cili është publikuar para katër ditësh./21Media