Opinion nga aktorja shqiptare për sfidën "10yearschallenge"

Opinion nga aktorja shqiptare për sfidën “10yearschallenge”

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi ka shkruar një opinon rreth sfidës virale që është shpërndarë kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për sfidën “10yearschallenge” ose “10vitediferencë”, shkruan rtv21.tv

Artistja përmes këtij shkrimi përçoi edhe mesazhin që gratë nuk duhet të kompleksohen shkaku i kësaj sfide që është bërë e famshme në rrjetet sociale, ajo tha që secila grua mund të bëjë atë se çka ajo dëshiron. “Hajde ta provojme me ba moto thanjen e Madeleine-it e me e dashte ma shume njana tjetren. Jeta din me u kallxu boll e poshter, s’kemi nevoje edhe na me u ba te poshtra mes veti!”, është porosia e Yllkës në fund të këtij opinioni.

~~OPINION~~ 
“Vrejtje: 
Shkrimi ne vazhdim osht personal edhe i shkrujtun kryesisht ne gegnisht, pa rregulla gramatikore ose te gjuhes standarde! Une shkruj qashtu qysh foli! Here kshtu, here ashtu! Deal with it!

#10yearchallenge

Cdo vjet interneti cmendet mas ndonji fenomeni. Si ajo puna e atij fustanit qe dikush e shihke ni ngjyre dikush njo tjeter. Ose ai tingulli irritues, qe do thojshin po thote dicka e do tjere po thote dicka tjeter. Nejse! 
Ky vit me fillim u nis me sfiden e radhes ne internet #10yearchallenge, e cila nifar forme ka per qellim me kallxu sa kane ndryshu ose jo fizikisht ata qe dojne me pranu ket’ sfide e me lujte ket’ loje, e cila osht totalisht JO OBLIGATIVE! (Njejte si leximi i k’tij statusi t’gatë!)

Per mu, ke interesant me i lype fotografite e mija joprofesionale te vitit 2009 edhe me i krahasu me kto te ktij viti! Ndryshimi nuk osht fort drastik nashta ne dukje t’pare po ne thellesi osht i jashtezakonshem. Gjate ktyne 10 vjetve, m’kane ndodhe dy ndryshimet ma domethanese ne jete! E para, para 6 vjeteve jom ba nane, e dyta para 3.5 vjeteve jom shperngule ne Amerike. 
Kto ndryshime mujne edhe mos me u verejte shume ‘fizikisht’ ne dy foto afer njana tjetres ama ne esence ma kane ndrru jeten komplet.

Pashe statuse e fotografi te individeve te ndryshem, disa pej tyne “humorista” (doren n’zemer do postime ken super funny), e disa postime i kishin ba do gra te hjeshme, fort krenare me veten ne stilin e pershkrimit te fotove- “Kqyrem mu qysh nuk po plakna e po dokna mire pa botox e me hune temen!”. Ani motra, good for you! Ju ka beku Zoti me gjene te mira, ama duheni me kuptu qe jo krejt e kan’ at’ nafake!

Dmth, kta njerez e kishin shfrytezu kete far #10yearchallenge (edhe nihere JO OBLIGATIVE, po pune qefi e dikush munet me thane edhe budallakie) per me i ba njerezit e tjere me u ni keq, tu u “shite” per veti si special ama me cinizem e paragjykim per ket’ kategorine tjeter “jo origjinale”.
Ani ok, e kuptoj, t’pakten ne faqet personale ne rrjete sociale secili osht i lire me postu e komentu cka te don! Aspak nuk po i gjykoj se del qe po bahna si ata. Po une n’ket’ rast po munohna me i taku asaj kategorise se njerzve qe edhe rrjetet sociale i shfrytezon per ni kauze te caktume, (ma te madhe e t’randsishme se veq postimi i fotove) psh vetedijsimi qe online bullying kurre nuk osht ok. Pa marre parasysh cka po ‘predikon’ e shet!

Mos te keqkuptohemi, une gjithmone jom per origjinaliet, per natyralitet, me e pranu veten me te mirat e te kqijat (jo veq fizike) qe i ka secili/a, se te persosun me tona t’mirat nuk ka. M’pelqen plakja gracioze e e shnetshme, menoj qe osht proces i bukur qe flet per pjekuni e pervoje ne jete. Ata qe me njohin e dine qe kurre nuk jom kan’ fort e preokupume me pamjen e jashtme, nashta qe mu ka doke vetja normal, e mire po e zakonshme, edhe kurgjo nuk me ka pengu tej mase, diqysh jom ni e nihna mire qeshtu qysh m’ka ba nana! 🙂 Gjithmone, mirenjohse per shneten e mire qe e kom. Ose nashta qe gjithmone jom fascinu me sene ma te “zorshme” si qysh me kry vitin e katert te shkolles se mesme ne te njejten kohe qe u pata pranu para kohes ne Universitet e paralelisht msojsha matematike edhe majsha ore te aktrimit ne fakultet. Ose kur punojsha ne KTV edhe ne te njejten kohe ja pata fillu punen per episoden e pare te Familjes Moderne. Edhe JO, nuk po shes men as nuk po “fryhna” po kto sene m’kan ndodhe! Nejse, mos te dal pej temes!

Sa i perket dukjes, personalisht as grim nuk perdori fort, perpos kur me duhet per xhirime ose photoshoot (jo qe kom dicka kunder grimit, absolutisht jo se make-up art osht mrekulli ne veti, po mu nuk me rrin fort mire), as floket hala nuk i kom ngjyrose se leje ma dicka tjeter. Tash i kom 36 vjet te gzume edhe me pelqen me ba ‘facials’ once in a while (se salloni ku shkoj e ka esteten fenomenale qe i bon masazhat ma te mira ever), edhe me perdore krema hidrante qe ma rujne lageshtine natyrale te lekures teme super te thate e te ndishme! 
AMA, veq pse une me deshire e vetedije te plote jom percaktu kshtu (deri tash t’pakten se kurre si dihet! 😁), kjo nuk me jep te drejte mu (as kerkujt tjeter for that matter) me gjyku, perbuze, perqesh e me bully online at’ tjetren/tjetrin qe nuk osht i knaqun me dukjen/plakjen e vet edhe vendose me ba dicka per me ndryshu at’ paknaqsi.

Si gru, nane e ni cike, moter, e cike e rritun ne ni shpi me ambient femnor, me tri motra te mrekullushme, t’bukura e t’mecme, e me ni nane shembullore (babi e vllau “minoritet” e hasret! ), edhepse nuk e konsideroj veten feministe te flakte ne kuptimin bukval te fjales, thellesisht besoj qe GRATE JON’ KRIJESA TE BUKURA, TE FORTA E INTERESANTE, pavaresisht dukjes fizike! 
Si grate me botox, me hune te operume e me buze te fryme, me vetulla tatu, me qerpike e thoje te mjellte,
Si ato me rrudha te moshes e floke te thinjuna natyrale, 
Si ato qe e kan’ bukurine gjenetike e nuk kan’ nevoje me i dhane shume zor pos mu la e mu krehe,
Si ato qe intervenojne estetikisht per me u doke e me u ni ma te bukura e ma te deshirushme, 
Si ato qe lyhen shume sa here kan’ me dale ose kur shkojne n’pune, 
Si ato qe lyhen pak ose hiq, 
Si ato me celulit e “strija”, 
Si ato me trupa super fit,
Si ato qe jon’ te gata, 
Si ato qe jon’ te shkurta,
Si ato qe jon’ te holla,
Si ato qe jon’ te trasha,
Si ato qe punojne ose kan’ karriere, 
Si ato qe merren me pune t’shpise, 
Si ato qe jon’ beqare, 
Si ato qe jon’ t’martume, 
Si ato qe jon’ t’ndame pej burrave,
Si ato qe jon’ single moms,
Si ato qe e mbajne mbulesen per shkak te besimit te vet, 
Si ato qe e shprehin lirine e personalitetin me tatuazhe e piercing, 
Si ato qe rebelohen e bajne revolucion, 
Si ato tjerat qe jon’ ma konservative e i respektojne rregullat, 
KREJT GRATE JON’ TE BUKURA! 
Jemi te bukura ne mnyren tone, e me individualitetin tone! 
Hala ma te bukura jemi kur e dojme, e pranojme edhe e perkrahim njana tjetren, pa xhelozi, cinizem e paragjykim!

Ama perpos dukjes fizike, cka na zbukuron ose shemton osht KARAKTERI. Qaty duhemi me investu ma s’shumti! Kush jemi edhe what we stand for!

Madeleine Albright, njana prej grave ma te mecme e te randsishme ne historine moderne ka thane: “There’s a special place in hell, for women who don’t help other women!” (“Osht ni ven i posacem ne ferr, per grate qe nuk i ndihmojne grate tjera!”)

Kshtuqe, motra e gra te dashtuna, mos u kompleksoni! Embrace your womanhood! 
Boni cka t’ja u don locka e zemres, perderisa e boni per veti, jo veq pse osht ne trend ose e kish ba njana e po doket mire, po pse ju niheni mire e nuk e demtoni kerkon! Kofte ai botox, kofte me zgjedh me i bajte rrudhat me dinjitet! Kofte me lexu ni liber te mire per me ushqy shpirtin, kofte me kqyre ni serial ne TV. It’s your choice! And you have every damn right to make it! 
(Perpos ju qe jeni te moshes minore, ju duhet me i ndigju e respektu prindet edhe me u knaqe me freskine e natyralitetin qe ja u jep mosha edhe me msu e me u ba te zojat! Rriteni boll e per krejt ka kohe!)

Hajde ta provojme me ba moto thanjen e Madeleine-it e me e dashte ma shume njana tjetren. Jeta din me u kallxu boll e poshter, s’kemi nevoje edhe na me u ba te poshtra mes veti!

Shume e zgata e di, ama na kemi qef me lexu, (posacerisht statuse ne fb) edhepse nuk e kemi obligim! 😁
Shnet!”.

Vetë Yllka iu është përgjigjur kësaj sfide dhe ka postuar fotografi ku shihet aktorja në një diferencë prej 10 vjetësh./21Media