Yllka Domi u vra nga paramilitarët serb

Yllka Domi u vra nga paramilitarët serb

Sot shënohet Dita e Çlirimit të Gjakovës, ku qytetarët e kujtojnë me emocion e po ashtu duke nderuar të rënët për liri.

Edhe këngëtarja gjakovare Yllka Kuçi ka ndarë disa kujtime nga lufta e fundit, e ato janë të lidhura me miken e saj, shkrimtaren e ndjerë nga Gjakova Yllka Domi, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja në Instagram ka publikuar një fotografi bashkë me të duke shkruar se këtë ditë ia dedikon asaj.

Yllka Domi u vra me snajper në luftën e fundit në Kosovë nga paramilitarët serb më 7 maj të vitit 1999 në Çabrat. Ndonëse ishte vetëm 17 vjeçare kur vdiq ajo pas vetës la një krijimitari të vlefshme letrare. Vlen të përmenden poezitë “Ti fluturo me dallëndyshet” , “Nuk dua përmendore” e të tjera.

Poezi i Yllka  Domit 

Ti fluturon me dallëndyshet

Një ditë qdo gjë do të ndryshojë
Do të vish të luash me veten,
Do të këndosh në duet me heshtjen,
Do të jetosh me kujtimin në ballë,
Do të thërrasësh me zë,qu bë vallë,

Do të kërkosh për veten shpëtim
E sdo të gjesh kund emrin tim.
Jetonim ne të dy në gjethe të trëndafilit
Jetonim duke shijuar erën e tij
Jetonim bashkë me këngën e bilbilit,
Por në fund ,na therrën gjembat e tij.

Shpresuam se deri në vdekje do të jemi bashkë,
Por ajo jetë që ne e ëndërruam nuk ishte e gjatë,
Ajo zgjati vetëm të paktët muaj
E për këtë gjë unë tani po vuaj.

Tani jemi të vdekur për njëri tjetrin,
Fluturojmë në qiell për një jetë tjetër,
Fluturojmë të dy,por shumë larg njëri tjetrit
E të dyve na shoqrojnë valët e detit,
Ti fluturon bashkë me dallëndyshet ,
Fjalët që i dha tani po vyshken,
E mua më thërrasin skifterët ,
Por unë s dua të fluturoj me ta
E ti këndoj ninullat,
Sdo të jemi më bashkë.
Jeta jonë mbaroi,

A do të jetojmë te lulet apo te zjarri,
Sdi për njëri tjetrin
A do të na marrë malli?/21Media