Vikendi i Yllkës larg zhurmës së qytetit

Vikendi i Yllkës larg zhurmës së qytetit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi është mjaft aktive në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Rrjete këto në të cilat poston foto nga përditshmëria e saj, mirëpo kësaj here një postim shumë i veçantë vjen nga artistja.

Ajo ka vendosur që vikendin ta kaloj “N’Mal”, dhe siç duket ky vikend këngëtares ia ka rikthyer kujtimet nga fëmijëria.

Në disa imazhe të postuara në rrjetin social Instagram, Yllka shfaqet në natyrë dhe pikërisht një foto të njëjtë e kishte bërë edhe kur kishte qenë fëmijë. “Yllka përsëri në fshat”, ka shkruar këngëtarja mbi foto, në të cilat shihet duke buzëqeshur e shijuar pamjet e bukura natyrore.

View this post on Instagram

Yllka perseri ne fshat 🤩🍂🍃🍁

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

Kujtojmë që projekti i fundit i artistes është “Je dashnia” e cila deri më tani ka marrë mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media