Ymeri thotë se pushteti po ndëshkon kundërshtuesit e tij

Ymeri thotë se pushteti po ndëshkon kundërshtuesit e tij

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se me gjykimin e deputetëve të këtij subjekti, pushteti po ndëshkon kundërshtuesit e tij.

Sipas Ymerit, gjykimi ndaj deputetëve që kanë mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin territorial, është skandaloz dhe shpërfaq Kosovën si skizofrene.

“Në njërën anë Kushtetuesja e shpallë Zajednicën si tërësisht antikushtetuese duke e rrezikuar përmbysjen e rendit kushtetues; njëkohësisht Komisioni shtetëror konstaton zyrtarisht se Marrëveshja për Demarkacion e cenon integritetit territorial të Republikës; e në anën tjetër Gjykata themelore i gjykon deputetët që e mbrojtën rendin kushtetues e integritetin territorial të Republikës”, ka shkruar Ymeri në Facebook./21Media