Ymeri kërkon interpelancë për pagën minimale

Aty ku paga minimale është e ulët, niveli i shfrytëzimit të punëtorëve është i lartë

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë ndaj kryeministrit të Kosovës,  Ramush Haradinaj. Objekti i Interpelancës është paga minimale në Republikën e Kosovës.

Sipas Ymerit, niveli i pagës minimale është ndër treguesit kryesorë për mirëqenien e një vendi, shkruan rtv21.tv.

Sipas Ymerit, paga minimale në Kosovë nuk përmbush nevojat bazike për jetë.

“Niveli aktual prej 130 (për të punësuarit deri në 35 vjeç), respektivisht 170 eurosh (për të tjerët), është larg prej arritjes së këtij synimi.”, ka shkruar Ymeri në Facebook./21Media

Back to top button