Ymeri: Lista e VV-së është bashkimi për fitoren

Vetëvendosje e bindur për fitore

Kandidati për kryeminstër nga radhët e Vetevendosjes, Albin Kurti, tha se më 12 qershor do të festojnë fitoren e VV-së dhe 12 vjetorin e kësaj lëvizjeje.

“Ne e parandaluam zajednicën dhe nuk lejuam faljen e tokave të Kosovës. Ne bashkpunojmë kundër planeve të Serbisë dhe kundër korrupsionit. Pushtetit në vend i ka ndarë njerzit dhe i ka bashkuar kriminelët. Ne duhet t’ia shërojmë plagët që i janë shkaktuar këtij vendi dhe e kemi dijen dhe imagjinatën për këtë. Kurrë ky popull se ka pas më kollaj ndryshimin emri është Vetëvendosje”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i VV-së, Visar Ymeri, nisi fjalën e tij me prezantimin e nënës së aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari dhe babit të tij, shkruan rtv21.tv. Ai tha se në listën e kësaj lëvizjeje mbledh njerzit që nuk lejojnë shkatrrimin e vendit. “Kjo listë i ka të gjitha, është listë e dijes, e prefosinalizmit, është listë që e ka ndershmërinë, besnikërinë, e ka energjinë, është listë e mendjes dhe listë e zemrës”, tha Ymeri/21Media

Back to top button