Ymeri: Paga minimale duhet të rritet menjëherë

Sipas Ymerit, me 170 euro në muaj nuk është e mundshme mbijetesa

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri kërkon që paga minimale në Kosovë të rritet menjëherë.

Përmes një shkrimi në facebook theksoi se nuk ka dhe nuk mund të ketë, asnjë argument kundër rritjes së saj.

“Sepse askush nuk mund të thotë se 170 euro në muaj, që i bie 5 euro e 60 cent në ditë, mjaftojnë për jetesë. Punëtorët duhet të kenë mundësinë që të jetojnë dinjitetshëm me punën e tyre”, shkroi më tutje Ymeri.

Sipas tij, me 170 euro në muaj ata as mbijetesën nuk e kanë të mundshme.

Kujtojmë që, më 18 prill, çështja e pagës minimale ka përplasur kabinetin qeveritar./21Media

Back to top button