Ai tha se askush nuk mund t’ua mohoj të drejtat e tyre

Ai tha se askush nuk mund t’ua mohoj të drejtat e tyre

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri vlerëson se populli kurd e meriton të drejtën për pavarësi.

Në një intervistë për televizionin Kurdistan 24, Ymeri është shprehur se populli kurd ka vuajtur shumë dhe si i tillë, duhet të ketë të drejtat e tij për të jetuar në liri dhe paqe.

“Mendoj që kurdët kanë vuajtur për një kohë shumë të gjatë dhe janë komb që ende nuk kanë shtet, e askush nuk mund t’ua mohoj të drejtat e tyre për të jetuar të lirë, për të jetuar në paqe”, ka thënë Ymeri.