Ymeri pranon takimin me Haradinajn vetëm me një kusht

Ymeri ia kthen përgjigjen Haradinajt

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se pranon ftesën e kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, për takim vetëm nëse del nga koalicioni me PDK-në.

“Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit për mbledhjen e parë. Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it.” ka shkruar Ymeri./21Media

Back to top button