Ymeri kërkon pavarësi politike  të sistemit të noterisë

Ymeri kërkon pavarësi politike  të sistemit të noterisë

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka kërkuar nga nga shteti që të hetohet procesi i rekrutimit të noterëve të rinj, po ashtu Ymeri ka thënë se ky proces duhet të vlerësohet nga partnerët zvicëran.

“Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë duhet të hetohet nga organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës, të cilët kanë merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë.”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Tutje ai ka thënë se pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional.

“Procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceran të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N).
Pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial që i shërben shtetit të së drejtës, përforcimit të aparatit gjyqësor dhe konsolidimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.”, ka përfunduar Ymeri.

Ndryshe, sot Ministrit të Drejtësisë iu kërkua që të raportojë para komisionit për legjislacion në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, por që Tahiri nuk doli para komisionit./21Media