Z Mobile Prishtina shkruan historinë në FIBA Europe Cup

Z Mobile Prishtina shkruan historinë në FIBA Europe Cup

Cherkaski Mavpy ka qenë kundërshtari i radhës i Z Mobile Prishtinës në kuadër të garës FIBA Europe Cup.

Skuadra nga Kosova ka arritur të sigurojë kalimin në fazën e dytë në FIBA Europe Cup, pas fitores ndaj Cherkaski Mavpy me rezultat 73:92.

Kjo ishte fitorja e tretë e Z Mobile Prishtinës në katër xhirot e para në Grupin E të FIBA Europe Cup, ku ka pësuar edhe një humbje dhe pozicionohet në vend të dytë në grup me shtatë pikë, një më pak se lideri Bakken Bears.

Pas fitores ka reaguar edhe kryetari i klubit të Basketbollit ‘Prishtina’, Blerand Stavileci përmes një postimi në Facebook.

“A ka që na nal a s’ka? Ukraina, ky shtet i madh, 25 herë ma i madh se na, me ton atë traditë, plus s’na njohin, duhet me shku n’vend neutral me lujt, E Na? E Na? NA i shkelim 20 pikë diferencë. Yesssssssssssssssssssssssss Prishtina jonë, brend i krenarisë shqiptare”, ka shkruar Stavilevci.