Zaev: Bllokimi të përfundojë, kemi shumicë parlamentare

Zaev tha se Gruevski kërkon zgjedhje për të blerë kohë

Është koha që bllokimi në Kuvend të përfundojë. Kemi shumicë parlamentare. Janë gënjeshtra të gjitha punët që i plason Gruevski dhe VMRO-DPMNE, është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetuta, se do të ketë dygjuhësi në Shtip, se ekziston platforma e Tiranës… është gënjeshtër se do të ketë federalizim dhe kantonizim, se do të ndryshohet emri kushtetues dhe identiteti i republikës së Maqedonisë. Është gënjeshtër se do të ndryshohet flamuri, stema dhe himni i shtetit. Është gënjeshtër se qytetarët e Shtipit, Koçanit, Berovës, Manastirit, Gjevgjelisë, do të duhet të mësojnë gjuhën shqipe. Këtë e deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

“Gruevski kërkon zgjedhje për të blerë kohë. Ata para nesh i pranuan kërkesat e partive shqiptare. Kemi obligim që ta respektojmë vullnetin e qytetarëve, proceset demokratike kërkojnë kushtueshmëri. Më shumë se 30 ditë, opinioni publik u bind që VMRO-DPMNE-ja nuk do që ta dorëzoj pushtetin për të shmangur përgjegjësinë. Por ata nuk mundet të shpëtojnë nga përgjegjësia, amnisti nuk do të ketë për askënd, do të shkohet në gjykatë, kjo vlen edhe për mua edhe për të gjithë të tjerët” – tha Zaev./21Media

Back to top button