“Qytetarët i kanë çelësat e ardhmërisë në dorë më 30 shtator”

“Qytetarët i kanë çelësat e ardhmërisë në dorë më 30 shtator”

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Frederika Mogherini me të arritur sot në Shkup, bëri një shëtitje me Kryeministrin Zoran Zaev në Çarshi e vjetër. Ajo iu përcjelli përfaqësuesve të pushtetit se Bashkimi Evropian i mban dyert e hapura për Maqedoninë, por sipas saj, qytetarët i kanë në duar çelësat e ardhmërisë së tyre. Mohgerini tha se këto nuk janë zgjedhje ku duhet të votohet për politikanët, andaj iu bënë thirrje që të gjithë me 30 shtatorë të dalin dhe të vendosin për veten e tyre.

Shefja e Diplomacisë Evropiane kërkoi që rreth këtij qëllimi të rreshtohen si Presidenti Gjorge Ivanov ashtu edhe partitë opozitare. Mogherini vazhdoi takimin në Villën Vodno me Presidentin e shtetit dhe më pas u takua edhe me përfaqësuesin e opozitës, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin.

“Mbani mend që më 30 shtator kur të shkoni në vendvotime të votoni për referendumin, rikujtoni se ju i keni në duar tuaja çelësat e ardhmërisë suaj. Mos lejoni që dikush tjetër ta bëj këtë në vendin tuaj. Ju lutem mos heshtni para ardhmërisë suaj, nuk duhet ta lëshoni këtë shans historik sepse ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj,” tha Frederika Mogherini,  Shefja e Diplomacisë Evropiane.

“Ne jemi tregimi i suksesshëm evropian dhe model autentik për funksionimin e demokracisë multi etnike. Ne jemi të bashkuar dhe çdo ditë e jetojmë moton evropiane: të bashkuar në diversitete, Prandaj këtë takim e organizojmë këtu, në Çarshinë e vjetër të Shkupit që ta vërtetojmë këtë vetë vlerë tonë evropiane, me të cilën krenohemi,” tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë./21Media