Ivanov e ka lëshuar takimin

Ivanov e ka lëshuar takimin

Kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar marrëveshjen për çështjen e emrit tek presidenti Gjorge Ivanov.

Sot është realizuar takin ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov me presidentin Gjorge Ivanov, ku në këtë takim i është dorëzuar marrëveshja për çështjen e emrit,shkruan Tv21.tv

Gjatë spjegimit për detajet e marrëveshjes nga ana e Zaev dhe Dimitrov, presidenti Ivanov e ka lëshuar takimin dhe nuk ka dashur të bisedojë lidhur me marrëveshjen në fjalë.

Ndërsa Qeveria e Maqedonisë bënë thirrje deri tek të gjithë faktorët politik që të bashkohen rreth prioriteteve nacionale dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetarëve dhe për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE./21Media