Zaev theksoi se mini-shengeni nuk ka të bëjë me Jugosllavinë re

Zaev theksoi se mini-shengeni nuk ka të bëjë me Jugosllavinë re

Bashkëpunimi rajonal nuk mund të ndodhë nëse nuk do të ketë edhe përkrahje, jo vetëm të Qeverisë por besoj se edhe të Kuvendit. Besoj që bashkëpunimet rajonale duhet të kenë një rëndësi më të madhe një peshë më të madhe”, tha Skender Rexhepi nga Alternativa, raporton TV21.

“Rrezikojmë të na ri përsëritet historia gjegjësisht situata pas luftës së dytë botërore Aleanca për Shqiptarët bëri gjithçka që të përjashtohet ndikimi Rusë ja që po na vjen në formë të mini-shengenit nga ana e Sërbisë”, theksoi Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.

“Nuk mund të planifikojë dikush në vitin 2019 një mini-shengen ballkanik pa Kosovën në të”, u shpreh Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Të tre partitë politike dje thanë që pa Kosovën nuk mund të ketë mini-shengen.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev, tha që nuk ka pasur arsye se përse të konsultohet me partitë shqiptare për mini-shengenin.

“Nuk është arsye, respektivisht nuk është thelbi apo gjendja për të cilën kryeministri duhet të konsultohet me partitë politike për ta kryer punën e tij si kryetar i Qeverisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Përveç Aleancës për Shqiptarët, Besës, dhe Altrenativës, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim për ta përkrahur mini-shengenin duhet të plotësohen disa kushte.

“Të jenë të përfshira të gjitha 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Të futet në kornizat e iniciativave evropiane rajonale”.

“Të ketë mbështetje dhe prezencë të BE- së në këto forume”.

“Të ketë mbështetje dhe prezencë të SHBA-se në këto takime”, tha Bujar Osmani nga BDI.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se të gjitha ato parti që janë kundër mini-shengenit le të tregojnë arsyen se përse janë kundër dhe më pas do të flasë me ta.

“Le të tregojnë kundër çka janë dhe çka u pengon Besës, Bdi-së partnerit të koalicionit, jo të koalicionit, pushtetit, opozitës. Le të tregojnë kundër çka janë dhe unë jam i gatshëm të bisedoj me këto”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev theksoi se mini-shengeni nuk ka të bëjë me Jugosllavinë re, por ka të bëjë me transport të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Liderët e katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë të një mendimi që Mini-shengeni në rajon synon të përshpejtojë afrimin mes vendeve. Ai bazohet në katër liri themelore: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve./21Media