Sipas kryeministrit të Maqedonisë kjo çështje duhet sa më shpejt të mbyllet

Sipas kryeministrit të Maqedonisë kjo çështje duhet sa më shpejt të mbyllet

Kryeministri Zoran Zaev pret që këtë javë të mbyllet çështja për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Në konferencën e përbashkët në Qeveri me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës Denis Zvizdiq, Zaev tha se debati për këtë çështje është i hapur tashmë nëntë muaj dhe duhet që sa më shpejt të mbyllet.

“Të gjithë thanë gjithçka që patën, ndërsa pati edhe kohë të mjaftueshme për dialog. Ligji përfundimisht duhet të miratohet konform Kushtetutës dhe ligjeve. Me këtë do të mbyllet aspekti i fundit legal nga Marrëveshja e Ohrit. Të lëmë le të realizohet, le të ketë implementim të vetin dhe do të shohim se nuk është diçka që është e dhimbshme, e vështirë apo tragjike, por është diçka që do të mundësojë më lehtë të kuptohemi me njëri-tjetrin”, tha Zaev.

Për porosinë e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski se partia e tij do të japë mbështetje për planet reformuese të LSDM-së nëse Ligji për gjuhët tërhiqet nga procedura kuvendore, Zaev vlerësoi se bëhet fjalë për “copy- past” nga deklaratat e ish liderit të partisë Nikolla Gruevski./21Media