Pas 25 vjetëve një kryeministre britanike viziton Maqedoninë

Pas 25 vjetëve një kryeministre britanike viziton Maqedoninë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp me kryeministren britanike, Theresa May edhe një herë falënderoi për përkrahjen që vjen nga Britania e Madhe për Maqedoninë.

Zaev tha se prania e May në Maqedoni është provë se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar rajonit. Zaev dërgoi mesazh koleges së tij që vendit tonë t’i mundësohet një ardhmëri evropiane për shkak se e meriton këtë.

“Republika e Maqedonisë përmes veprave të shumta u porosit qytetarëve, fqinjëve, rajonit, BE-së, NATO-së dhe mbarë botës. Na mundësoni ardhmëri euroatlantike, e meritojmë atë. Ju falënderoj juve kryeministre e respektuar Theresa May për nderin e treguar me ardhjen tuaj në Maqedoni, në këtë moment kyç për ne dhe për qytetarët tanë, kur vendoset përcaktimi themelor për BE dhe NATO”, tha Zaev, shkruan tv21.tv

May, nga ana e saj, tha se është krenare që ajo është kryeministrja e parë e Britanisë së Madhe që pas 25 vjetëve e viziton Maqedoninë.

“Me vullnet politik progresi mund të jetë i shpejtë. Shihni se çka ndodhi këtu në Maqedoni. Vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare shohim ndryshime të rëndësishme dhe një Qeveri e cila po punon për ta kthyer sundimin e së drejtës për t’i përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët dhe bëri progres në procesin e negociatave për emrin”, tha kryeministrja britanike./21Media