Zaev ndan portofolet për ministrat pa portofol

Do të vendosen edhe nënkryetarët e Qeverisë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, në seancën e sotme të parë të qeverisë do të ndajë resorë dhe portofolet e ministrave pa portofol si dhe do të vendosen nënkryetarët e Qeverisë. Po ashtu do të zgjidhet sekretari përgjithshëm dhe shefi i kabinetit. Do të përpilohen edhe komisionet e përhershme dhe ato ad-hok me qëllim që të vendosen linjat e fillimit të Qeverisë.

Zaev shtoi se deri në vjeshtë, patjetër të ketë ribalanc të buxhetit për shkak të programit të ri qeveritar, por kjo sipas, tij varet nga kondicioni momental financiar i vendit.

Lidhur me emërimin e zëvendës-ministrave, Zaev shtoi se që sot është gati të takohet me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të vendosur rreth emrave./21Media

Back to top button