Emri i ri i Maqedonisë

Emri i ri i Maqedonisë

Në konferencën për shtyp sot nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev, tregoi detajet nga biseda telefonike të realizuar me kryeministrin grek, Aleksis Cipras gjegjësisht nga marrëveshja që do t’i jep fund kontestit 25 vjeçar për çështjen e emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

“Sot si asnjëherë më parë jam i mbushur me shpresë për të ardhmen e Maqedonisë. Këtë ardhmëri mund ta shohim në horizont, si pjesë e familjes Evropiane. Shoh optimizëm, mundësi që duhet të shfrytëzohet, me guxim. Të nderuar qytetarë, kemi zgjidhje historike, duke e zgjidhur këtë çështje e forcojmë miqësinë me Greqinë, si asnjëherë më parë. Me këtë marrëveshje krijojmë mundësi për perspektivë Evropiane për qytetarët e këtij vendi. Me këtë e përforcojmë identitetin e Maqedonisë, maqedonasit. Nuk ka më IRJM, kemi zgjidhje që pranohet nga të gjithë, nga Greqia, nga bashkësia ndërkombëtare” tha kryeministri Zaev, shkruan Tv21.tv

Zaev vazhdoi duke thënë se ka emër të definuar qartë, për përdorim të përgjithshëm i cili do të pëkthehet në të gjitha gjuhët e botës, Republika e Maqedonisë Veriore, kombi është maqedonas, gjuha maqedonase, pa fusnotë, me amendament specifik.

“Në shtator do të mbahet referendum, ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre, duke thënë “PO, për Maqedoninë. Kthim prapa nuk ka, krahë për krahë me partnerët Evropian, anëtarësim në NATO dhe BE, garancë për kushte më të mira, dhe standard më të lartë jetësore për qytetarët tanë”, shtoi Zaev./21Media