Zaev: Propozimi i Mickoskit është në kundërshtim me Kushtetutën

Prolongohet marrëveshja për ministrin e Brendshëm

Është prolonguar arritja e pajtimit për ministrin e ri të Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, sepse nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën tha kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin.

Jo zyrtarisht bëhet fjalë për Dragan Kovaçki, kolonel në ARM që është kundër kushtetutës dhe ligjeve për mbrotje që njeri nga Armata të jetë në krye të policisë. Zaev nuk e hodhi poshtë në tërësi këtë propozim por tha se deri të hënën do të mbajë konsultime me ekspertët dhe me Ministrinë e drejtësisë që ta mos e prolongojë formimin e qeverisë teknike më 3 janar. Të hënën do të dihen edhe emrat e ministrave dhe zëvendës ministtave shtesë.

Kemi si propozim një ushtrarak ku Kushtetuta thotë se me mbrojtjen dhe me policinë udhëheq person civil. Nuk e paragjykojmë këtë, është e drejtë e opozitës, ndërsa këtë emër po e dëgjoj për herë të parë. Në këtë vend duhet të vlejë Kushtetuta. Prandaj dhe kemi edhe disa ditë, këshilltarët tanë janë në linja të hapura për ta kristalizuar këtë propozim me qëllim që mos vijë puna që propozimi i opozitës të jetë antikushtetues”, theksoi Zaev.

Paraprakisht edhe Mickoski tha se janë marrë vesh që Zaev të ketë konsultime për emrin e ministrit të brendshëm teknik por tha se pret që qëndrim përfundimtar të ketë për një orë e gjysmë.

Biseduam për emrin, e prezantuam biografinë e tij, por në interes të konsultimeve që duhen bërë, nuk do ta kumtoja tani emrin e tij. U morëm vesh që pas një apo një orë e gjysmë të flasim në telefon për konfirmim final, por kështu në shikim të parë nuk pati asnjë vërejtje e as komente shtesë”, tha Mickoski.

Para këtij takimi kishte takime mes Mickoskit dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, sipas të cilit propozimi është mirë dhe vlerësoi se bëhet fjalë për profesionist.

në takimin e sotëm të liderëve Zaev e ka hapur temën për ndryshimon e kodit zgjedhor për çka janë marrë vesh që ligjet të miratohen para zhjedhjeve por të zbatohen pas zgjedheve të parakohshme parlamentare. Siç dihet, kryesia e LSDM-së dje e propozoi Oliver Spasovskin për kryeministër teknil në qeverinë e Përzhinës ndërsa Milla Carovskën në vendin e Koço Angjushevit.

Back to top button