Zaev: Jemi transparent deri në fund

Zaev: Jemi transparent deri në fund

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se mesazhi që do merret nga kancelarja gjermane Angela Merkel, do të jetë mesazh i qartë për hapat e ardhshëm.

Zaev theksoi se pas takimit të enjten me shume gjasë fundjavën e ardhshme vijon seanca e Kryesisë Qendrore e LSDM-së.

“Përmes mesazhit që do ta marrim nga Kancelarja Merkel, ajo është deklaratë e qartë për hapat e ardhshëm dhe kështu do t’i sjellim vendimet në shtëpi. Pas takimit të enjten, me shumë gjasa fundjavën e ardhshme vijojnë seanca e Kryesisë Qendrore e LSDM-së, me partnerët tanë të koalicionit jemi vazhdimisht në komunikim, në varësi edhe të vendimit të shumicës parlamentare, nëse ajo do të mbijetojë dhe nëse do të vazhdojë në atë rrugë, ashtu edhe do t’i sjellim vendimet. Jemi transparent deri në fund, unë besoj se qershori do t’i rrumbullakojë të gjitha vendimet politike në shtëpi”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut në konferencën për media./tv21