Lajme të mira për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Lajme të mira për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Kjo është një javë e mbarë për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së e hapën rrugën për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019 për anëtarësim në BE, deklaroi sot kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Zaev, shkruan Tv21.tv

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev tha se sot në zemrën e Evropës në Bruksel është vërtetuar lajmi i madh se Republika e Maqedonisë e ka marrë datën për fillimin e bisedimeve në qershor të vitit 2019./21Media